Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fillon testimi shtetëror i nxënësve të klasës së tretë për gjuhë amtare dhe matematikë

Shkup, 1 qershor – Në shkollën fillore “26 Korriku” në komunën e Shuto Orizarit sot filloi testimi i parë kryesor në kuadër të testimit shtetëror për nxënësit e klasave të treta. Ai zbatohet nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) dhe do të përfshijë nxënës nga 79 shkolla në gjuhën maqedonase dhe 41 shkolla në gjuhën shqipe.

Do të testohen 4200 nxënës në gjuhën amtare (në gjuhën maqedonase ose shqipe) dhe 1600 nxënës në matematikë (në gjuhën maqedonase dhe shqipe).

Qëllimi i testimit shtetëror është marrja e të dhënave objektive për arritjen e standardeve të arritjeve të nxënësve për fushat dhe lëndët mësimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe QSHP, të dhëna të tilla do të dëshmojnë për zhvillimin dhe promovimin e politikave arsimore për arritjen e standardeve moderne arsimore botërore.

Fillimin e testimit në shkollën fillore “26 Korriku” e vizituan ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtoresha e DSHP Elizabeta Naumovska.

“Kam pasur rastin të ndjek testin shtetëror të gjuhës amtare dhe matematikës dhe t’u them nxënësve pa frikë t’u përgjigjen pyetjeve të parashtruara. Këto nuk janë teste për të vlerësuar njohuritë e tyre individuale, por për të vlerësuar sistemin e arsimit fillor. Qëllimi ynë është të përdorim procedura dhe instrumente të standardizuara për të matur se sa me sukses sistemi ynë arsimor i lejon studentët të zotërojnë përmbajtjen e lëndëve në të cilat bëhet testimi. Për ta bërë këtë duhen të dhëna për njohuritë që kanë marrë nxënësit gjatë gjithë vitit shkollor 2021/2022”, tha Shaqiri.

Më 18 dhe 19 maj 2022 janë mbajtur trajnime (në gjuhën maqedonase dhe shqipe) për organizimin e testimit, në të cilat kanë marrë pjesë rreth 240 drejtorë dhe koordinatorë nga shkollat ​​fillore të përzgjedhura sipas mostrës së testimit

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.