Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Filmoi veten duke abuzuar seksualisht me të bijën, merret vendimi për këngëtarin e famshëm

Është fjala për Robert Sylvester Kelly, i njohur si R Kelly, i cili është shpallur fajtor për tre akuza për pornografi të fëmijëve dhe tre akuza për joshje të fëmijëve.

Vendimi u mor nga një juri federale e qytetit të tij të lindjes, pas shfaqjes së videove makabër duke abuzuar me të bijën e tij 14-vjeçare.

Vendimi pasoi një gjyq njëmujor në Çikago, ku anëtarëve të jurisë iu shfaqën pjesë të pamjeve shqetësuese dhe dëgjuan dëshminë e viktimës, tani 37-vjeçare, e cila u identifikua vetëm si “Jane”.

Konkluzioni për akuzat që rëndojnë mbi këngëtarin erdhi pas më shumë se 11 orësh diskutim ndërmjet anëtarëve të jurisë.

Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë të tillë mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej 5 deri në 10 vjet.

Shpallja fajtor e R Kellyt vjen pas një tjetër dënimi me plotë 30 vite burg të dhënë këngëtarit të “I Believe I Can Fly” në qershor, pasi ai u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazh në një çështje të veçantë federale në Brooklyn.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.