Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Finalja e Conference League, Rama: Krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës

Mbrëmjen e djeshme, në finalen e Conference League, triumfoi Roma përballë Feyenoord, duke shkruar kështu historinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA.

Në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook u ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë. Kryeministri Rama u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me krenarinë dhe përshtypjet që Shqipëria la në sytë e të gjithë Europës.

“Mirëmëngjes! Dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook./tvklan.al

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.