Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fjalimi i Abazoviqit është një fyerje për çdo person sadopak normal

Paraqitja e Abazoviqit në Potoçari nuk është produkt i budallallëkut të tij. Jo! Ai është i përllogaritur dhe shërben për të hapur më tej rrugë për të mbetur në postin e kryeministrit me një shumicë tjetër, atë (pro) çetnike, shkruan portali boshnjak, Politicki.ba.

Derisa liderët botërorë, rajonalë dhe vendorë qëndruan të penduar para viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, duke dërguar shprehje keqardhjeje dhe falje të përjetshme, kryeministri i Malit të Zi (në largim) Dritan Abazoviq performoi në stilin e tij – të kretenit!

“Këto shenja të bardha tregojnë shumë për të gjithë. Gjenocid nuk u bë ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzve. Është bërë nga politika e së keqes, politika e vdekjes, politika e mashtrimit. Prandaj duhet të ndryshojmë gjërat. Ka shumë çfarë mund të ndryshojmë për të mirë, t’i japim një shans pajtimit, drejtësisë dhe së vërtetës”, ka thënë ai dje në mes të Potoçarit.

Rrjetet sociale reaguan si rrufe.

Përmbajtja e shumicës së reagimeve nuk është për publikim.

Rashko Koneviq, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, parti kjo që deri dje ishte në koalicionin pakicë të qeverisë së Abazoviqit, i shpëtoi fytyrën Malit të Zi.

“Gjenocidi është një grup veprash kriminale të kryera me qëllim që të shkatërrohet plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

U bë gjenocid ndaj boshnjakëve!!! “Vendimi” se 8,372 boshnjakë duhet të vriten ishte emri dhe mbiemri i tyre”, tha ai.

Abazoviq ka kryesuar delegacionin e Qeverisë së Malit të Zi, i cili ishte dje në Potoçare.

Fjalimi i tij është një fyerje! Për çdo person sadopak normal.

Gjithashtu, paraqitja nuk është produkt i budallallëkut të Abazoviqit. Jo!

Ai është i përllogaritur dhe shërben për të hapur më tej rrugë për të mbetur në postin e kryeministrit me një shumicë tjetër – atë (pro) çetnike.

Një vit më parë kemi shkruar këtu se Dritan Abazoviq është i degjeneruar.

Dhe Abazoviq vetëm “përparoi” më tej.

Në moshën 37-vjeçare, ai arriti të vendoset fort në analet e tradhtarëve dhe llumrave njerëzore!

Gjithçka për qeverinë. Ai mund të mohojë gjenocidin, mund të pretendojë gjithashtu se ka ndodhur. Do të puthë dorën e një prifti, hoxhës, apo jobesimtarit… Do të shkojë sa herë të mundet edhe me djallin e zi, nëse mendon se do t’i sjellë ndonjë dobi. Çmimi është i parëndësishëm. Ai do të mashtrojë të gjithë dhe gjithçka. Dhe përsëri t’iu laritet …

Abazoviq sivjet ishte në Potoçari për shkak të rrethanave.

Nuk do të ketë një tjetër!, shkruan portali boshnjak.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.