Thursday, July 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Flamuri në gjysmështizë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, në nderim të viktimave në Teksas

Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër.

E sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nderim të viktimave ka vendosur flamurin në gjysmështizë.

“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftim. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.