Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Flet për herë të parë pronari i ri i Ac Milan: E urrej humbjen, jam fitues si ju milanistë!

Pronari i ri i Milanit Gerry Cardinale ka ndërhyrë në takimin me gazetarët në Casa Milan pasditen e sotme. Themeluesi i RedBir Capital Partners e shprehu koceptin dhe filozofine e tij ne kete mënyrë.

Për fitoren e Scudettos: “Përgëzoj Elliott, Paolo dhe Ivan për atë që është arritur në vitin e fundit dhe në fundjavën e fundit. Unë kam investuar në sport për 25 vjet, por ajo që u arrit këtu fundjavën e kaluar është diçka vërtet e pabesueshme.

Ne vizituam Muzeun e Milanit këtë mëngjes dhe pashë se sa shumë ka bërë ky klub dhe sa suksese janë arritur”. Për të ardhmen: “Ne kemi rolin e kujdestarëve dhe menaxherëve të asaj që është ndërtuar deri tani.

Duhet ta bëjmë me përulësi dhe duke njohur punën ekipore dhe grupore që keni arritur së bashku. Kur fillova në botën e sportit, sportit ishte ndryshe: sot kam shumë interesa, biznes dhe kapital, ka një angazhim tjetër por gjithmonë me të njëjtën ndjenjë dhe vendosmëri për të fituar.

E urrej humbjen, ndihem një fitues si ju. E ardhmja do të duhet të ndërtohet mbi sukseset e arritura deri tani me vendosmëri dhe vullnet për të fituar”. Për festimet në Duomo: “Fundjavën e kaluar i kam jetuar të gjitha me shpirtin e një fansi duke marrë pjesë në festime: ishte një shfaqje e jashtëzakonshme.

Kam përjetuar spektaklin e Serisë Botërore, Super Bowl të NBA, por asnje nuk më dha entuziazmin, emocionin që ndjeva atë të dielë. Kjo marrëdhënie me fansat është shumë e veçantë.

Duhet t’u kthejmë atyre gjithçka që na japin me pasionin dhe entuziazmin e tyre. Shpresoj që spektakli i përjetuar të dielën të rijetohet edhe shumë herë me fansat tanë”. Për leksionet e para të italishtes: “Kam filluar leksionet dhe fjalia e pare qe mesova ishte Forza Milan”

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.