Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Flori i “Njerëz dhe fate” tregon fizikun në formë

Arben Derhemi është një nga aktorët më të njohur shqiptar derisa tek ne kulmin e famës e ka arritur me personazhin e Florit tek seriali shqiptar Njerëz dhe fate. Ai ndonëse 53 vjeç sivjet ka vendosur të shfaq në publik fizikun e tij në formë e që duket mjaft bukur.

Ja kush është më saktë Arben Derhemi?

Ka lindur më 1 shtator 1969 në Tiranë. U diplomua aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994. Ne vitin 2007 u speializua për “Kurimin dhe Manaxhimin Teatror të Qyteteve Antike”, Ancona, Itali.

Ende student filloi karrierën si aktor në filmin “Një djalë dhe një vajzë” (Fatosi) të I. Muço dhe K. Mitro si edhe në filmin “Këtu bën ftohtë” (Petro) nga Pluton Vasi. Kulmi i suksesit në kinematografi konsiderohet seriali televiziv “Njerëz dhe Fate” (Flori) nga Y. Pepo. Nga viti 2000 e në vazhdim ka marrë pjesë në filmat “Ishte Koha për Dashuri” (Flori) të Y. Pepo, “Shqetësimet e një obezi” (Dashnori) P. Vasi, seriali televiziv “Familjet” (Toni) të S. Racaj, “Home Sweet Home” (Genci), V. Bajgora, “Maya” (Burhami) P. Vasi dhe Matanë Lumit (djali) S. Kanaqi.

Në Teatrin Kombëtar dhe në Akademinë e Arteve te Bukura, interpreton vazhdimisht role si : “Shtrëngata” (Stefano) të Sheksiprit “Kalorësit” (Agorakritos) të Aristofanit, “Kohë e Çmendur” (Djali) të Ruzhdi Pulahës, “Mbretëresha e Bukur” (Rei Duli) nga Babis Cikrilopulos, “6 Vjet Shtatzënë” (Bebja) nga Babis Cikrilopulos, “Pentekost” (Ministri i Kthimit në Identitet) të D. Edgar, “Mashtruesi i grave” (Vasily Ivanovic), “Llotaria e Humbur” (Frensis), “Kërcuri” (Todo) nga Pëllumb Kulla, “Kopraci” (Kleanti) nga Molier, “Opera për tre grosh” (Rrëfimtari), nga Brecht, “Hijet e Natës” (Haliti) nga Vedat Kokona , “Hipokritët” (Aristidhi), “Babai” (djali i shtëpisë), nga Ruzhdi Pulaha, “Ne të gjithë këndonim Margaritën” (Petro Fotografi) nga Bashkim Hoxha, “Trojanët” (Menelau) nga Euripidi, “Poshtëpërjetat e Dashurisë” (Meki Thika) nga Brecht, “Filumena Marturano” (Roberto) nga Eduardo De Filippo, “Menaxheria e Qelqtë” (Tommy) nga Tennesy Williams, “Forca e Zakonit” (Zbutësi i kafshëve) nga Thomas Bernhard, “Riverside Drive” (Jim Swain) Woody Allen, “Henri i VI” William Shakespeare,”Johan Padan dhe Amerikat” Dario Fo.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.