Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fon der Lajen: Në Berlin jemi që ta formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike

Berlin, 3 nëntor – Është mirë që të shihen të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Këtu jemi që ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik. Duke filluar nga energjetika.

Këtë në Tuiter e shkroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, në fillim të Samitit të Procesit të Berlinit, që me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc mbahet në Berlin.

“Pakoja jonë prej një miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë që ta formojmë bashkë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, shtoi Fon der Lajen në shkrimin në Tuiter.

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jenë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani.

Është paraparë që në samit të mbahen disa sesione, në të cilat kryeministri Kovaçevski, së bashku me liderët nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe tregjet e përbashkëta rajonale, stabilitetin dhe transformimin energjetik, si dhe perspektivat e Procesit të Berlinit dhe çështjet strategjike.

Gjatë Samitit do të nënshkruhen edhe tri marrëveshje rajonale për lëvizshmëri, të cilat kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, stomatologjisë dhe arkitektëve, si dhe lirinë e lëvizjes me letërnjoftime mes vendeve të rajonit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.