Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Forcat pro-ruse nuk janë aq të forta sa më parë në Mal të Zi”

Forcat pro-ruse në Mal të Zi ende ekzistojnë, por ato nuk e kanë forcën e mëparshme, tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Duke folur për sanksionet kundër Rusisë dhe se si ato mund të ndikojnë në ekonominë malazeze, Abazoviq tha se parimet demokratike nuk kanë çmim.

Kryeministri malazez ka dhënë intervistë për një prej gazetarëve më të njohur në botë të CNN-së, Christian Amanpour.

Ai tha se Mali i Zi po përpiqet të kontribuojë në vendosjen e paqes në Ukrainë, duke mbështetur aleatët e NATO-s dhe kundërshtuar fuqishëm agresionin rus.

“Është turp për njerëzimin që jemi dëshmitarë të një agresioni të tillë”, tha Abazoviq.

Ky i fundit u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta ndihmojnë Ukrainën, por gjithashtu vuri në dukje se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë.

Kryeministri tha se Mali i Zi, i cili ka dëshmuar ndikimin negativ rus në territorin e tij në të kaluarën, e kupton se si ndihen sot qytetarët e Ukrainës.

Ndryshe, ai tha se shteti malazez është një shembull i mirë se si të arrihet pavarësia, anëtarësimi në NATO dhe të jetë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke ruajtur stabilitetin në shoqëri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.