Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Forum ndërkombëtar i industrive kreative dhe roli i sipërmarrjes së grave në ekonominë kreative

Shkup, 3 nëntor – Unioni i asociacioneve profesionale vendore në industritë kreative (UAPVIK) sot dhe nesër në kinemanë “Sinepleks” e organizon Forumin ndërkombëtar për industri kreative dhe rolin e sipërmarrëseve gra në ekonominë kreative.

Bëhet fjalë për një ngjarje interaktive e cila në një vend do të mbledhë përfaqësues nga industritë kreative, sipërmarrës, inovatorë, oda ekonomike, ministri, institucione dhe kreatorë të tjerë të politikës, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe organizata ndërkombëtare për të diskutuar për biznesin, mundësitë, zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, financimin etj.

Forumi organizohet me qëllim të nxitjes së diskutimeve për industritë kreative, sipërmarrjen kreative dhe kulturore, gratë sipërmarrëse në industritë kreative dhe kulturore dhe inovacionet me qëllim që të përshpejtohet progresi në këto industri dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik të vendit në përgjithësi..

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.