Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Forum “Ndërtim i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”

Ohër, 16 qershor – Në Ohër sot fillon konferenca ndërkombëtare dyditore Forumi i Prespës për Dialog, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, edicioni i të cilit këtë vit e mban emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë”.

Forumi i Prespës për Dialog do t’i përfshijë çështjet më të spikatura të sigurisë, politikës dhe ato ekonomike me të cilat sot përballen Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me kthesë të veçantë ndaj implikimeve të luftës në Ukrainë ndaj implikimeve ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike në Evropë dhe më gjerë.

Diskutimet do të jenë të ndara nëpër sesione dhe panele, në të cilat në mënyrë aktive do të marrin pjesë presidentë të shteteve, kryeministra, shefa të diplomacive/ministra të tjerë të dikastereve, si dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Është konfirmuar pjesëmarrje e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell, presidentëve të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti slloven Borut Pahor, ai kroat Zoran Millanoviq.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, nënsekretari i KB-së për çështje Politike, Rozmari Di Karllo, shefat e diplomacive të Austrisë, Aleksandar Shalenberg, të Polonisë, Zbignjev Rau, të Kroacisë, Gordan Gërlliç Radman, të Turqisë, Mevlut Çavushoglli, të Sllovakisë Ivan Korçok, të Greqisë, Nikos Dendias, të Bosnjës e Hercegovinës, Vatikanit, nga SHBA-ja ndihmës sekretari shtetëror Gabriel Eskobar.

Në forum do të marrin pjesë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhei, sekretarët e përgjithshëm të OSBE-së, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, Gjermanisë dhe Austrisë, si dhe një numër i madh ministrash për Çështjet Evropiane, Financa, Ekonomi, Mjedisit Jetësor, si dhe përfaqësues të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale qeveritare dhe joqeveritare.

Nikoqir i hapjes do të jetë presidenti Stevo Pendarovski i cili këtë vit është mbulues i kësaj ngjarje, i cili do të ketë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, pas çka të dy do të kenë konferencë për media.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë në forumin, në kuadër të tij do të realizojë takime të shumta, në mesin e të cilave edhe me përfaqësuesit specialë të rajonit, nga SHBA-ja Gabriel Eskobar, të BE-së Mirosllav Lajçak, me Rozmari Di Karlo, nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për çështje politike.

Kovaçevski të premten si folës kryesor do ta hapë sesionin në temën “65 vjet pas marrëveshjes së Romës: A është Evropa plotësisht ekonomikisht e rikonstruuar dhe e integruar?”.

Në panel sesionin është paraparë pjesëmarrje edhe e kryeministrave të Serbisë, Ana Bërnabiq, të Kosovës, Albin Kurti, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Mateo Bonomi, ekspert i Ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.