Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gazetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaria do të takohen në Veliko Tërnovo në “Fundjavën e dialogjeve”

Sofje, 16 korrik – Gazetarët nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot deri më 19 korrik do të takohen në Veliko Tërnovo në kuadër të nismës “Koha për bisedë”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Takimi është vazhdim i “Fundjavës për dialog – gazetarët kundër paragjykimeve” nga shtatori 2019, kur gazetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut ftuan kolegët e tyre nga Bullgaria në Ohër për të diskutuar në një atmosferë paqësore, të hapur, pa ndërmjetës dhe ligjërues, rreth problemeve të përbashkëta të gazetarisë në të dy vendet dhe për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, dhe pasi të njihen me njëri-tjetrin të vazhdojnë të komunikojnë në punën e tyre profesionale.

Pandemia e Kovid-19 e pengoi një takim të tillë në vitin 2020 dhe 2021, por tani do të takohen gjithsej 20 gazetarë nga media të ndryshme në të dy vendet, sepse siç janë të bindur pjesëmarrësit e takimit, “është koha për një bisedë të re në të cilën mund të flasim për atë që do të na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin dhe të na afrojë, jo për atë që na ndan”.

“Koha për bisedë” organizohet nga BTA, me ndihmën e bashkëkryetarit të ALDE, Ilhan Quçuk, i cili është eurodeputet dhe raportues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian. Drejtori i përgjithshëm i BTA-së, Kiril Valçev, komentoi se qëllimi i takimeve të tilla është që gazetarët të njihen dhe të diskutojnë për të sotmen.

“Kur njiheni dhe flisni me palën tjetër, shumë më lehtë mund t’i zgjidhni problemet e grumbulluara në të kaluarën”, theksoi ai.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.