Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gazetari rus ka shitur medaljen e çmimit Nobel për Paqe, të ardhurat do të shkojnë për fëmijët e Ukrainës

Çmimi Nobel i Paqes i nxjerrë në ankand nga gazetari rus, Dmitry Muratov, për të mbledhur para për fëmijët refugjatë ukrainas u shit në Nju-Jork të hënën mbrëma, për 103.5 milionë dollarë, duke thyer rekordin e vjetër për një Nobel.

Të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekje për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

Një zëdhënës i Heritage Auctions, nuk mundi të konfirmonte identitetin e blerësit, por tha se oferta fituese ishte bërë me prokurë. Shitja prej 103.5 milionë dollarësh përkthehet në 100 milionë franga zvicerane, duke lënë të kuptohet se blerësi është nga jashtë.

“Unë shpresoja se do të kishte solidaritet, por nuk prisja që ky të ishte kaq i madh”, tha Muratov në një intervistë pas ankandit gati 3-javor që përfundoi në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Më parë, më i paguari për një medalje të çmimit Nobel ishte në vitin 2014, kur James Watson, shiti medaljen e tij për 4.76 milionë dollarë.

Muratov, i cili u nderua me medaljen e artë në tetor 2021, ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse “Novaya Gazeta” dhe ishte kryeredaktori i saj, deri kur u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës./A2

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.