Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gençovska: Pozicioni i Bullgarisë për gjuhën maqedonase mbetet i pandryshuar

Sofje, 17 korrik – Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të protokollit dypalësh ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, theksoi se në marrëdhëniet dypalëshe, Bullgaria nuk e njeh gjuhën zyrtareve të Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria nuk devijon lidhur me qëndrimin e saj për gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Plotësisht e respektojmë vendimin e Kuvendit Kombëtar, sipas të cilit Bullgaria nuk e njeh këtë gjuhë. Në kontekst të 26 vendeve të tjera anëtare, megjithatë, ato kanë pozicionet e tyre dhe ne në asnjë mënyrë nuk mund t’i detyrojmë që ta pranojnë qëndrimin tonë. Por, pozicioni bullgar është i garantuar në të gjithë kornizën negociuese”, deklaroi Gençovska.

Është e rëndësishme, theksoi Gençovska, që tani e tutje asnjë dokument në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, “nuk mund të kuptohet si njohje bullgare e ekzistencës së të ashtuquajturit gjuha maqedonase”.

“Dhe kjo është përshkruar qartë në deklaratën e njëanshme që Bullgaria do ta paraqesë të hënën në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm”, tha ministrja e Punëve të Jashtme dhe shtoi se kjo deklaratë do të prezantohet edhe në hapat e ardhshëm në nivel evropian dhe do të përshëndetet nga Këshilli i BE-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, tha se gjatë caktimit të datës për konferencën e parë ndërqeveritare nga ana e Presidencës Çeke me BE-në, Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë një konferencë ndërqeveritare politike, ndërsa më pas autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet ta fillojnë procedurën, për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim që në të përfshihen bullgarët lokalë.

Siç informoi, madje më pas do të ketë një konferencë të dytë ndërqeveritare në të cilën do të fillojë realisht procesi negociues, por kjo do të varet nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

“Mund të zgjasë tre muaj, siç ishte rasti kur u ndryshua emri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, por mund të vazhdojë edhe për dy vjet”, tha Gençovska.

Ministrja bullgare e Punëve të  Jashtme deklaroi se negociatat e vërteta për Shqipërinë mund të fillojnë menjëherë pas konferencës së parë ndërqeveritare.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.