Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

George Clooney shijon një mbrëmje romantike me të dashurën 17 vjet më të re në liqenin Como të Italisë

George dhe Amal Clooney kanë shijuar një mbrëmje romantike të premten gjatë pushimeve të tyre në Lake Como, Itali.

Dyshja u panë duke shkuar për një shëtitje në një tarracë me pamje nga liqeni përpara se më vonë të hipnin në një varkë për një udhëtim në mbrëmje me një grup miqsh.

Amal, 44 vjeçare, dukej magjepsëse për mbrëmjen teksa veshi një fustan të shkurtër të bardhë teksa dilte me bashkëshortin, George, 61 vjeç.

Dukjen e kompletoi me një sërë aksesorësh, çantë floriri e po ashtu edhe me taka ngjyrë ari.

George nga ana tjetër u shfaq në formë me një xhaketë ngjyrë gri e pantallona të ngjashme, të cilat i kombinoi me një këmishë të bardhë.

Çifti u shfaqën në humor të mirë teksa gjatë gjithë kohës mbanin duart me njëri-tjetrin.

Të njëjtit u takuan në vitin 2013 në një darkë të organizuar nga miq të përbashkët.

Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Venecia në vitin 2014 dhe kanë bashkë binjakët: Alexander dhe Ella.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.