Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gerasimovski: Formohet Shtabi i krizës për koordinim dhe përkrahje të zjarrfikësve, të angazhuar te qarku i fabrikës “Treska”

Shkup, 14 prill – Komuna Qendër formoi shtab të krizës për koordinim dhe përkrahje të zjarrfikësve, të cilët e shuajnë zjarrin që shpërtheu pasdite në qarkun e fabrikës “Treska”.

“Në këtë moment ekipet e shërbimit zjarrfikës me gjashtë automjete janë në terren, të përkrahura nga MPB dhe luftojnë me zjarrin e madh që përfshiu një pjesë të objekteve në ‘Treska’. Ekipet e komunës Qendër u drejtuan në atë drejtim që t’u japin përkrahje zjarrfikësve. Komuna Qendër formoi shtab të krizës për koordinim dhe përkrahje të aksionit”, ka shkruar pasdite kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski në “Fejsbuk”.

Gerasimovski për shkak të tollovisë së madhe, apelon që qytetarët nëse munden ta anashkalojnë atë pjesë të qytetit.

Deri tani nuk ka informata për persona të lënduar nga zjarri, i cili shpërtheu në qarkun e fabrikës “Treska”, thonë për MIA-n nga MPB.

Ekipe policore janë në terren, komunikacioni riorientohet, ndërsa bëhet edhe evakuim i banorëve nga objektet banesore në afërsi.

Nga QMK informuan se po digjet një depo në qarkun e fabrikës së dikurshme “Treska”. Zjarri ka përfshirë edhe materiale plastike, drunj, shkurre dhe mbeturina, gjë që e shkakton tymin e dendur të zi në qendër të Shkupit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.