Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gerasimovski: Përfundoi inspektimi në “Treska”, zjarri nuk ka shkaktuar dëme për shëndetin e qytetarëve

Shkup, 18 prill –  Zjarri në “Treska” nuk ka shkaktuar ndotje serioze të ajrit. Këtë e konfirmojnë informacionet e stacioneve matëse përreth të cilat në periudhën nga 13 prilli, një ditë para zjarrit, deri më sot, nuk tregojnë tejkalim të parametrave për ndotje të ajrit, theksoi kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski, pas takimit të sotëm të “Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim” në Komunën Qendër.

Gerasimovski, pas takimit në të cilin morën pjesë edhe institucione të tjera kompetente, me qëllim që të dëgjohen mendimet e ekspertëve në një diskutim më të gjerë për gjendjen në fabrikën “Treska”, njoftoi se inspektimi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përfunduar, por në vijim është procedura parahetimore të Prokurorisë Publike, pas çfarë komuna do t’i dijë hapat përfundimtarë për veprim.

“Në këtë moment Komuna Qendër i pret procesverbalet nga MPB-ja dhe Shërbimi Zjarrfikës, si dhe  drejtimet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të dimë si të veprojmë lidhur me largimin e planifikuar të objekteve të cilat ndodhen atje”, deklaroi Gerasimovski.

Ai theksoi se “Treska” është fabrikë për industri të drurit dhe këtu, siç shtoi, para së gjithash, bëhet fjalë për materiale nga druri, hekuri, bojërave dhe llaqeve dhe materialeve të tjera të atij lloji.

Kryetari informoi se Komuna Qendër, sipas Ligjit për menaxhim me mbeturinat në pronë private dhe në koordinim me institucionet kompetente, do t’i urdhërojë pronarët në një afat të caktuar t’i largojnë mbeturinat.

Në pyetjen e gazetarëve  rreth kësaj se çfarë politike do të ndjekë Komuna Qendër për atë parcelë, sepse është mjaft atraktive, Gerasimovski përsëriti se për atje vlen plani  për  PDU nga viti 2013. Ai shtoi se ka filluar procedura për një kompani të re planifikuese e cila do të bëjë PDU të re në atë sipërfaqe.

Në “Shtabin për Mbrojtje dhe Shpëtim” të cilin e thirri kryetari Gerasimovski morën pjesë përfaqësues të MPB-së, QMK-së, dhe DMSH-së dhe inspektorë pranë Inspektoratit për Mjedis të Jetesës, derisa, siç theksuan nga Komuna Qendër, nuk ka pasur përfaqësues të Shërbimit të Zjarrfikësve, edhe pse ishin ftuar në mënyrë të rregullt nga ana e Komunës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.