Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gërkovska: Integriteti është parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar

Gostivar, 9 qershor – Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska në panel me organizata rinore nga Gostivari porositi se integriteti është parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar.

Gërkovska ishte nikoqire në panelin e hapur në temë “Çka përfaqëson integriteti për një njeri të ri?”, që po mbahet në Qendrën për Resurse Rinore “Ajken” (I Can) në Gostivar.

Në diskutim morën pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga Rajoni i Pollogut, të cilët e theksuan rëndësinë e integritetit si parim kyç në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të prosperuar, shoqëri e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Zëvendëskryeministrja theksoi se Integriteti duhet të jetë pjesë e karakterit të çdo njeriu të ri dhe siç tha kjo mësohet që në moshën e vogël dhe për këtë në përforcimin e tij duhet të punojnë të gjithë bashkë, përgjatë gjithë procesit shkollor.

“Ju jeni e ardhmja e vendit tonë dhe gjithçka që bëjmë ne si Qeveri, por edhe të gjitha subjektet e tjera në shoqëri e bëjmë për ju dhe sigurisht bashkë me ju. Prandaj integriteti është çështje për të cilën duhet të flasim hapur dhe që vazhdimisht duhet ta ndërtojmë dhe përmirësojmë”, tha zëvendëskryeministrja Gërkovska në panelin e hapur.

Ajo potencoi se kabineti i saj i koordinon aktivitetet të cilat duhet të mundësojnë transformim digjital të shoqërisë.

“Transformimi digjital i shoqërisë është parakusht për transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi më të madhe të institucioneve. Ne si shtet duhet të forcojmë kapacitetet në fushën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Çdo vendim i institucioneve, çdo denar i shpenzuar duhet të bëhet publik dhe të ketë llogaridhënie. Në atë mënyrë forcojmë kontrollin nga publiku, organizatat e shoqërisë civile, mediat e institucioneve shtetërore”, potencoi Gërkovska.

Në panel morën pjesë edhe Azir Aliu, koordinator i QRR, Ajken, Mariana Angellova, përfaqësuese e organizatës rinore HMCM, Filip Kostadinovski, sipërmarrës i ri i suksesshëm, themelues i disa biznes ideve inovative.

Paneli i hapur ishte organizuar në bashkëpunim me UNDP.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.