Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gërkovska: Jemi të fokusuar në luftimin e ekonomisë joformale

Shkup, 1 qershor – Ekonomia gri e minon integritetin e gjithë sistemit tonë tatimor, andaj bashkërisht jemi të fokusuar në luftën kundër ekonomisë joformale, korrupsionit dhe zbatimit të barabartë të ligjeve për të gjitha subjektet dhe qytetarët, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska në konferencën e sotme onllajn “Ekonomia joformale – shkaqet, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”, organizuar nga Fakulteti Ekonomik – Shkup pranë UKIM dhe UNDP.

Duke folur për sfidat që sjell ekonomia joformale, Gërkovska theksoi se ekonomia e fshehtë është dukuri komplekse dhe për këtë çrrënjosja kërkon qasje serioze dhe të thellë, si dhe krijimin e masave dhe politikave serioze që do ta çrrënjosin këtë fenomen.

Zëvendëskryeministrja theksoi se si një fenomen negativ social, ekonomia joformale është një sfidë e rëndësishme dhe një problem i hidhur për të gjitha vendet.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar fuqishëm që të përmirësojmë kushtet e punës dhe të ofrojmë një ambient më të mirë biznesi dhe të krijojmë kushte për funksionimin normal të kompanive sipas parimeve të tregut, sepse marrëdhënia mes korrupsionit dhe ekonomisë së paregjistruar është drejtpërdrejt proporcionale. Korrupsioni i lartë e rrit motivimin për të punuar në sektorin joformal dhe korrupsioni i lartë ndikon negativisht në zbatimin e rregulloreve ligjore,” tha Gërkovska, qëndron në kumtesën nga Sektori qeverisës për marrëdhënie me opinionin.

Në konferencë, zëvendëskryeministrja theksoi se përballja me ekonominë gri varet nga një sërë faktorësh. Një prej tyre, sipas saj, është digjitalizimi, për të cilin kjo Qeveri është angazhuar seriozisht, duke nënvizuar, por edhe forcimin e sistemit të kontrollit të shërbimeve të inspektimit, si dhe forcimin e politikës penale.

“Ndryshimi i perceptimit se ekonomia joformale është një zonë e sigurt ku nuk ka kontrolle dhe ndëshkime. Dhe sigurisht, forcimi i vetëdijes publike, sepse shumica e qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm se ekonomia gri ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ në cilësinë e jetës së tyre, tha zëvendëskryeministrja Gërkovska. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.