Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gërkovska – Moliterno: Mbi 140 funksionarë i kaluan trajnimet për Kodin e Etikës

Shkup, 25 korrik – Mbi 140 funksionarë i kaluan trajnimet për Kodin e Etikës, ndërsa  rreth 120 bartës të funksioneve publike i plotësuan testet për integritet, kumtoi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska në takimin e sotëm të punës me ekspertin botëror për etikë dhe integritet Xhim Moliterno, i cili është i angazhuar në Projektin për Pjesëmarrje Civile përmes USAID-it.

Gërkovska informoi se përforcimi i integritetit dhe etikës, si dhe ndryshimi i ndërgjegjes së bartësve të funksioneve, por edhe të të punësuarve në administratë, është një parakusht kyç në procesin e ndërtimit të sistemit të menaxhimit të mirë.

Ajo theksoi se Kabineti i saj në periudhën e kaluar, në bashkëpunim me USAID-in dhe profesoreshën e Institutit për Hulumtime Politike, Juridike dhe Sociologjike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Mirjana Borota Popovska ka zbatuar katër trajnime për Kodin e sjelljes etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë, ku janë përfshirë mbi 140 bartës të funksioneve publike të emëruar në periudhën nga  janari deri në prill të vitit 2022.

Siç informoi Gërkovska, në periudhën e kaluar rreth 120 bartës të funksioneve publike kanë plotësuar teste të integritetit, për të cilat tani po vijon procesi i analizës.

Profesor Moliterno, i cili mori pjesë në krijimin e metodologjisë dhe të testeve për integritet, vlerësoi se rezultatet e testeve mund të jenë një bazë e mirë për krijimin e politikave dhe planeve të mëtejshme, por mund të shërbejnë edhe për përmirësimin e ardhshëm të testeve për integritet.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se për të është e rëndësishme që ky proces të jetë i qëndrueshëm dhe të mos varet nga një person, por në të njëjtën kohë të mundësojë  ndryshim të ndërgjegjes me qëllim që të ndërtojmë një shoqëri efikase e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë kontekst, profesori Moliterno theksoi se roli i Kodit të Etikës dhe testeve për integritet është që të kontribuojnë në ndryshimin e ndërgjegjes  dhe sjelljes në varësi të rolit që secili ka në shoqëri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.