Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, vlerëson lart rolin e tij në bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas njoftimit zyrtar , Gërvalla e ka falendëruar Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, “që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë”, raporton Express.

“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss