Shkup, 9 nëntor – Vendimi i Komisionit Evropian për të rekomanduar hapjen e negociatavetë anëtarësimit në BE me Ukrainën dhe Molldavinë bazohet në një vlerësim objektiv për përmbushjen e kushteve të vendosura dhe kjo është një vendim historik. Por në gjithashtu e dimë se duhet ta vendosim Ballkanin Perëndimor në BE dhe për këtë arsye në tryezë është Plani për rritje, një hap i rëndësishëm për të siguruar që përmes konvergjencës ekonomike dhe sociale do t’i shijoni përfitimet e anëtarësimit para se të bëheni anëtarë, thotë euroambasadori Dejvid Gir në pyetjen e gazëtarëve në lidhje me zhgënjimin e madh në vendet e rajonit për shkak të vendimin të nxituar për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit në kohë lufte.
“Së pari, unë do t’ju ftoja të lexoni Raportin për Ukrainën dhe ajo që do të shihni atje është se Komisioni shikon në mënyrë objektive kushtet e ndryshme që u vendosën për reformat dhe tregon mënyrën se si Ukraina, përkatësisht Moldavia, i përmbushi ato kushte në rrethana shumë të vështira. Komisioni kreu atë që unë besoj se është një vlerësim objektiv dhe në bazë të tij bëri një rekomandim për Ukrainën dhe Moldavinë që të ecin përpara. Kjo është pjesë e procesit të meritës. Tani duhet të fokusohemi këtu, gjëja e parë e rëndësishme është që të realizohen reformat. Nuk dua të shoh se nuk ka përparim në këto raporte, por dua të shoh përparim të mirë dhe ky Raport vlerëson atë që ka bërë vendi gjatë vitit të kaluar në drejtim të reformave. Sigurisht, ju keni një histori reformash të cilat mund t’i përmirësoni dhe të cilat do të përparohen. Ju jeni shumë përpara Ukrainës, ata sapo kanë filluar. Por këto janë raporte objektive të veçanta që shohin reformat. Në të njëjtën kohë, KE tha se është në rregull, ky është një vendim historik për Ukrainën dhe Moldavinë. Por ne gjithashtu e dimë se duhet ta sjellim Ballkanin Perëndimor në BE. Dhe ajo që ne kemi bërë është të vendosim në tryezë këtë Plan për ritje, i cili është një hap i madh dhe domethënës për të siguruar që nëpërmjet konvergjencës ekonomike dhe sociale t’i gëzoni përfitimet e anëtarësimit përpara se të bëheni anëtar. Por pjesa tjetër është biznesi juaj, vendimi juaj, është diçka që duhet të bëni. Nëse këto vendime i merrni duke punuar së bashku, atëherë do t’i bashkoheni BE-së, thotë Gir në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e raportit të publikuar të KE-së për vendin.
Sipas tij, vizita e kryetarit të KE-së, në Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, tregon se Evropa nuk do ta harojë rajonin, dhe në të sheh si në një pjesë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit.
Për zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq hapja e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë do të krijojë presion shtesë mbi Unionin për të mos lejuar që Ballkani Perëndimor të harrohet, sepse ai beson se ky do të ishte një gabim gjeostrategjik i BE-së. .
Ai beson se së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat tashmë janë pjesë e planit të zgjerimit, duhet të bëjmë presion shtesë për zgjerimin e ardhshëm, kurdo që të jetë, të përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo që është shumë e rëndësishme në këtë dinamikë të re të zgjerimit, shton Mariçiq, është të mos harrohet të diskutohet se si çështjet dypalëshe midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate rëndojnë drejtpërdrejt besueshmërinë e procesit të zgjerimit.