Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjashtë vjet nga përmbytja në Gazi Babë që mori jetën 22 personave

Shkup, 6 gusht – Në ditën e sotme të vitit 2016, Komuna e Gazi Babës është përfshirë nga përmbytja e madhe që ka marrë 22 jetë të njerëzve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Sefkovski, me rastin e gjashtë vjetorit të përmbytjeve, përmes një postimi në Fejsbuk ka thënë se viktimat nuk duhet të harrohen dhe ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë ujore.

“Kanë kaluar 6 vite nga përmbytja katastrofale që përfshiu Komunën e Gazi Babës. Njëzet e dy bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe dhimbja e tyre do të zgjasë përjetë. Dëmet materiale ishin të mëdha. Shtëpitë e banorëve të Stajkovces, Hasanbegut dhe vendbanimeve përreth janë shkatërruar plotësisht. Sasia e madhe e ujit për një çast solli gjithçka me vete. Kur gjithçka u shkatërrua, lindi një shpresë e re. Shumë komuna dhe qytete nga Maqedonia e Veriut, shumë vende nga bota kanë treguar solidaritetin dhe humanizmin e tyre ndaj komunës sonë. Si kryetar komune, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për përballimin e pasojave të përmbytjeve.
Asnjëherë nuk duhet të harrohen viktimat e vërshimeve, si dhe solidariteti dhe humanizmi i mijëra njerëzve që ndihmuan në përballimin e pasojave të përmbytjes”, shkruan Stefkovski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.