Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

 Gjatë bastisjes një personit nga Shipkovica i kapen armë dhe para të falsifikuara

Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër personit i cili dyshohet se ka kryer vepra penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 dhe falsifikimi i parave nga neni 261 i. Kodi Penal.

I dyshuari në shtëpinë e tij në fshatin Shipkovicë, ilegalisht mbante një pushkë automatike dhe dy korniza me 12 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, punonjësit e policisë kanë gjetur edhe para të falsifikuara në vlerë të përgjithshme prej 4020 euro dhe 300 franga, të cilat i dyshuari i ka falsifikuar me qëllim që t’i vërë në qarkullim.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss