Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjatë vitit 2022 në Maqedoni u importuan 24,944 vetura, shumica të përdorura

Shkup, 19 janar – Pas shumë viteve, në Maqedoni vitin e kaluar në mënyrë drastike është ulur numri i veturave të importuara nga jashtë vendit. Të dhënat e Drejtorisë Doganore për vitin 2022 tregojnë se vitin e kaluar janë importuar gjithsej 24,944 vetura me çka 18,042 prej tyre janë importuar si të vjetra apo të përdorura, ndërsa sallonet e veturave kanë importuar 6902 vetura, informon Zhurnal.

Edhe përskaj asaj që në këto shifra nuk bën pjesë dhjetori, sepse shifrat janë deri në fund të nëntorit, prej kësaj mund të shihet se është rritur interesi i qytetarëve për blerje të veturave të reja. Për krahasim prej vitit 2021 kur ishin importuar 5815 vetura të reja, tani në vitin 2022 janë importuar 1100 vetura të reja më tepër. Në vitin 2010 kjo shifër ishte më i elartë kur ishin importuar 71832 vetura të reja.

Gjithsesi, që nga viti 2009 e deri më sot, çdo vit veturat e përdorura gjithmonë janë shitur më tepër se ato të rejat. Në vijim keni tabelën ku me të kuqe janë veturat e përdorura ndërsa me të kaltërt veturat e reja.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss