Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e ish-bodrumit të verës në Krushë të Vogël

Një person ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një mjet që dyshohet të jetë minë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:35 në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në lokacion si edhe EOD e FSK-së.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e ish-bodrumit të verës ka gjetur një  mjet qe dyshohet të jetë minë. Njësiti policor kanë dalë në lokacion është njoftuar EOD e FSK-së”, thuhet në raport.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss