Kumanovë, 4 gusht – Gjendja epidemiologjike me Kovid-19 është stabile në Kumanovë, informuan sot autoritetet e Qendrës për Shëndet Publik.
“Kryesisht testohen shtetas të Maqedonisë, përmes “Termini im”, jemi duke testuar pacientë edhe për spitalin e përgjithshëm. Tani për tani gjendja është stabile. Bëjmë apel të respektohen rekomandimet. Qytetarët në jehonë të festave dhe ahengjeve i harruan masat. Është mirë më të moshuarit, të sëmurët kronikë të mbajnë distancë dhe në rradhë të gjata dhe hapësira të mbyllura të mbajnë maska”, deklaroi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, dr. Arif Latifi.
Laboratori i Qendrës për Shëndet Publik, Kumanovë në ditë mund t’i bëjë deri në 400 teste.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kumanovë së bashku me Nagoriçanin e Vjetër dhe Likovën, aktiv për momentin janë rreth 200 persona.