Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjenerata e re e AUDI RS4 Avant pritet që të ketë motorin hibrid V6

Gjenerate e re e Audi RS4 Avant është rrugës për tu bërë modeli i parë me performancë RS që do të ketë motor hibrid, teksa prodhuesi gjerman i veturave vazhdon të shtytjen e saj drejt elektrifikimit.

Thuhet se Audi është në fazën e hershme të testimit të motorit të RS4, që siç u raportua më herët nga Autocar, pritet që të jetë i bazuar në motorin aktual 2.9 litërsh me benzinë me turbo të dyfishtë por me asistencë elektrike që do të rrisë fuqinë e tij përtej 444 kuaj fuqi dhe 61.24 kg-m.

Një model testues me bazë të Audi A4 që u pikas në Alpe mendohet të ketë qenë duke testuar këtë strukturë të re, më tepër për shkak të zhurmës të madhe që po e bënte, dhe për faktin se ishte duke u testuar krah-përkrah me Audi RS6 Avant.

Ngjitëset e detyrueshme testuese dhe kapaku i kamufluar për mbushje tregojnë se ajo veturë do të jetë veturë hibride.

Por kur ta marrë konstruktin trupor të saj, kjo veturë pritet të duket edhe më “agresive” se vetura e pikasur së fundmi Audi S4 Avant. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.