Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjithsej janë eksportuar 136.423 qengja, më shumë në Itali, më pak në Mal të Zi

Shkup, 18 prill – Nga vendi deri më tani janë eksportuar 136 423 qengja apo 1 560 254 mish gjegji, thonë për MIA-n nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Sipas AUV-së, eksporti më i madh është realizuar në Itali, 85 013 qengja apo 929 990 kilogramë, ndërsa më pak në Mal të Zi, 396 qengja apo 5 824 kilogramë.

Në Kroaci janë plasuar 23 193 qengja apo 283 784 kilogramë, në Bullgari 20 860 qengja apo 256 061 kilogramë, në Greqi 5 542 qengja apo 69 262 kilogramë, në BeH 906 qengja apo 8 283 kilogramë dhe në Shqipëri 513 qengja apo 7 050 kilogramë.

Çmimi i qengjit të gjallë disa ditë më parë ishte rreth 160 – 200 denarë për kilogram, por prodhuesit presin rritjen e çmimit për festat e Pashkëve.

“Nga fillimi i këtij viti deri në fund të majit nga shteti pritet të blihen rreth 130 000 qengja, prej të cilëve vetëm rreth 10 000 do të përfundonin në tregun vendas, që është në parim është një shifër mesatare për konsum në vendin tonë. Pjesët tjera eksportohen në tregjet tradicionale në Itali, Kroaci, Greqi, Bosnjë e Hercegovinë kohëve të fundit. Pres se në maj, mungesa e mishit të qengjit në Bullgari të plotësohet pikërisht me qengjat tanë, derisa në muajt e verës eksporti do të intensifikohet drejt destinacioneve turistike – Greqi, Itali, Kroaci, ndërsa ndoshta edhe në Shqipëri. Për çmimin konsideroj se në periudhën pas Pashkëve, nuk do të ketë ndryshime të mëdha”, thotë për MIA-n kryetari i Lidhjes së Kultivuesve të Deleve  “Bariu modern”, Nikolla Georgiev.

Sipas tij. çmimi i qengjit luhatet dhe rritet vazhdimisht, çdo ditë.

Kryetari i shoqatës së blegtorëve  “Dashi”, Skender Ame për MIA-n deklaroi se çmimi i qengjit kur filloi blerja ishte 160 denarë, por pastaj u rrit në 185 denarë, dhe për fundjavë arriti 190 denarë. Ai konsideron se çmimi real duhet të jetë të paktën 250 denarë për kilogram.

Çmimi i shitjes së mishit të qengjit në mishtore është 400 – 500 denarë./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.