Shkup, 23 dhjetor – Në kuadër të aksionit të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, policia ka sanksionuar 147 shoferë.
Siç informoi MPB-ja, tre prej tyre lëviznin me automjetet e tyre me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 82 jashtë vendit të banuar.
Nga policia paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”.