Shkup, 26 maj – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në orën 17:00 ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar në të gjithë territorin e vendit dhe janë sanksionuar 170 këmbësorë.
Gjithsej 149 sanksione janë për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë për kalim në semafor të kuq… 34 prej tyre në territorin e SPB Manastir, 32 në territorin e SPB Tetovë…
Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 114 shkelje të tjera.
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor. Këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë sepse do të sanksionohet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat, duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, njoftoi MPB.