Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjobiten 193 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa prej të cilave 40 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje dhe 8 për automjete jo të gatshme për komunikacion publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 për përdorimin e telefonit, 8 për kalim në të kuqe, 6 për mosregjistrim të automjeteve dhe 3 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.