Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjykata Kushtetuese e pakompletuar, mungesa e Gjykatësve, pengon vendimet

Shkup, 5 Qershor – Përderisa partitë politike akuzojnë njëra tjetrën për partizimin e saj, vetë Gjykata Kushtetuese pret zgjedhjen e Gjykatësve mungesë të cilët pengojnë sjelljen e vendimeve dhe funskionimin normal. Kushtetuesj duhet të ketë 9 gjykatës, por me muaj ajo funksion vetëm me 5 e për më shumë se 1 vit, Kuvendi zgjat procedurën për zgjedhjen e 3 gjykatësve të rinj kushtetues.

Ekspeti Juridik Fadil Xhelili vlerëson se problemi me mungesën e Gjykatëse Kushtetues, ka filluar të bëhet shqetësues dhe serioz, në rradhë të parë për vetë funksionimin e gjykatës por edhe për qytetarët.

“Mendoj se vetë krerët e shtetit do t’i qasen seriozisht mungesës së Gjykatësve Kushtetues që t’i tejkalojnë kapriçot politike, inatet politike dhe të plotësohen vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese në fakt funksionimi i saj në këtë përbërje të cunguar shkakton vështirësi për punën e vetë gjykatës, por paraqet cënim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të gjithë atyre subjekteve të cilat kanë inicuar lëndë pranë Gjykatës Kushtetuese për cënimin e kushtetueshmërisë, ligjshmërisë së atyre lëndëve.”, tha eksperti juridik Fadil Xhelili.

Zgjedhja e Gjykatësve Kushtetus ka hyrë në procedurë Kuvendore. Pas zgjedhjes së 3 gjykatësve, në mënyrë plotësuese do të hapet procedurë edhe për 1 gjykatës.

“Deri në dhjetor edhe një gjykatësi kushtetues i mbaron mandati dhe kjo nëkupton se de fakto por dhe de jure Gjykata Kushtetuese me 5 vende vakante nuk do të mund të funksionojë fare kur dihet se minimum i duhen 5 gjykatës që të marrë vendime për disa çështje të caktuara ndërsa ka çështje për të cilat gjykata duhet të vendos me 6 gjykatës. Mosfunksionimi i gjykatës Kushtetuese, gjegjësisht funksionimi i sajë më vështirësi të kësaj natyre sigurisht se vetëm është një dëshmi e mos funksionimit të shtetit ligjorë në tërësi.”, tha Xhelili.

Sipas Kushtetutës, përveçse mbron Kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, Gjykata Kushtetuese ka një funskion të lartë dhe kompetenca të rëndësishme. Ajo vendos për përgjegjësinë e Kryetarit të shtetit, ka kompetencë të vendos mbi procedurën për zgjedhjen e konflikitit të kompetencave  mes pushtetit Ligjvënës, egzekutiv, gjyqësor dhe mes organeve të republikës dhe njësive të vetqeverisjes lokale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.