Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë dy nisma

Shkup, 11 maj – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 42 paragrafi 2 në pjesën “dhe jo më të vjetër se 60 vjet” të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata, kumtoi shërbimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese.

Ata, njoftojnë gjithashtu se është refuzuar nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 115, 116 dhe 117 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (SPI), me të cilët rregullohet Fondi i Solidaritetit – ndihma pas vdekjes dhe anëtarësimi.

Në të njëjtën kohë, në seancën e sotme nuk është iniciuar asnjë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, e cila u kontestua nga Sindikata e Policisë në Maqedoni – Veles.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.