Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjykata Penale aprovoi akuzën kundër Muhamed Zekirit, së shpejti fillon gjykimi

Shkup, 1 nëntor – Është pranuar akuza kundër ish sekretarit të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ka njoftura gjykata penale.

Zekiri akuzohet nga Prokuroria se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare ndërsa gjykata ka refuzuar çdo ankesë të palës mbrojtëse.

Në përputhje me sistemin akmis, lënda është shpërndarë për gjykim të mëtejmë. Termini për fillimin e gjykimit do të publikohet në periudhën në vijim.

Ndryshe Zekiri dyshohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal.

“Ai në periudhën prej muajit maj 2021, deri më muajin mars të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimit zyrtar ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike dhe dy herë, pa zbatuar procedurë për përkatëse për furnizime publike në të cilën në mënyrë konkurrente do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka nënshkruar dy marrëveshje me dy persona juridik si ofrues të shërbimeve”, thuhet në akuzë./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.