Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjykata Supreme përcaktoi qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të mara në ueb-faqet e gjykatave

Shkup, 21 dhjetor – Gjykatat, vendimet e mara (gjykime dhe vendime) të cilat nuk janë të plotfuqishme dhe të cilat kanë të bëjnë me lëndë me interes publik t’i publikojnë në ueb-faqen e gjykatës, thotë qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përcaktuar në mbledhjen e sotme të përgjithshme.

Qëndrimi parimor në Mbledhjen e Përgjithshme, siç informojnë ishte propozuar nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

“Qasja në vendimet gjyqësore është me rëndësi të madhe për publikun gjyqësor, profesionist, mediatik dhe civil. Me këtë, përmes zgjidhjes konkrete të çështjes juridike, përmbushen qëllimet e transparencës, të sistematizuara në Kushtetutë si akti më i lartë juridik, në kornizën normative të ligjeve procesuese dhe sistemore, Konventa Evropiane për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, sqaroi kryetarja e Gjykatës Supreme, thuhet në kumtesë.

Gjykata Supreme e solli Qëndrimin parimor në bazë të nenit 37, paragrafi 1, alineja 1 dhe 3 e Ligjit për Gjykatat, sipas të cilave Mbledhja e përgjithshme përcakton qëndrime parimore dhe shqyrton çështje në lidhje me punën e gjykatave. Gjithashtu, Mbledhja e përgjithshme miratoi Konkluzion për ngritjen e Nismës në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime të dispozitave nga Ligji për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata, informojnë nga Gjykata Supreme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss