Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjykata Supreme refuzon ankesat e Janevës dhe Jovanovskit për rastin “Reket”

Shkup, 1 qershor – Gjykata Supreme i hodhi poshtë kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimeve në rastin “Rreket” të Bojan Jovanovskit dhe ish-drejtueses së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë Veriore e njofton opinionin se më 01.06.2022 ka vepruar në lëndën KVPKOK2br.19/21, e njohur në opinion si “Reket”, e formuar pas kërkesave për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të parashtruara nga të dënuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva dhe vendosi t’i refuzojë kërkesat, thonë nga Gjykata Supreme.

Në të njëjtën kohë, në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit – Shkup e la në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Penale – Shkup për rastin “Reket” me të cilin Janeva u dënua me shtatë vjet burg për “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.” ndërsa Jovanovski me nëntë vjet burg për veprën penale “larje e parave dhe dhe rendimente të tjera të veprës penale”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.