Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjysëm vjetori i dytë do fillojë më 23 Janar

Shkup, 10 Janar – Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në bankat shkollore në 23 janar e jo më 18 siç ishte paraparë më herët. Në një njoftim Qeveria ka theksuar se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për shtyrje me qëllim të kursimit të ngrohjes dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve.

Ndërkohë shpërndarja e librave në arsimin fillor, posaçërisht për nxënësit që tashmë janë pjesë e konceptit të ri mësimor do të vazhdojë sërish nga e mërkura. Shpërndarja do duhet të bëhet brenda një jave sa dhe ka mbetur deri në përfundimin e pushimit dimëror. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha për Alsat se vonesa mund të shkaktohen vetëm në rast të problemeve teknike.

“Vetëm për arsye të lëndëve që ishin në procedurë në këshillin nacional, një lëndë në klasën e parë, dy lëndë në klasën e dytë, këto të klasës së dytë janë kompletuar, në të gjithë gjuhët do të shpërndahet materiali dhe në klasën e pestë për lëndën e gjuhës maqedonase. Gjithë të tjerat janë shpërndarë dhe rrumbullakohet e gjitha si problematikë përveç vendimit që pritet për tekstin shoqëri për klasën e parë ndërsa të tjerat kanë kaluar edhe rregullimin teknik, edhe rregullimin grafik edhe printimin, por pritet mësimdhënësit të kthehen në shkolla që të shpërndahen këto tekste”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në shumë shkolla fillore të vendit gjysmëvjetori i parë i procesit mësimor u përmbyll me mungesë librash.

“Librat e klasës së parë i kemi marr duke filluar prej gjuhë shqipe, mate¬matikë dhe shkencë. Nuk janë sërish komplet. Cilat mungojnë? Mungon shoqëria”, u shpreh Muzafere Shabani, mësimdhënëse.

Përveç mungesës së librave, nxënësit u përballën edhe me gabime të shumta në tekstet shkollore, sidomos në ato që janë pjesë e konceptit të ri mësimor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss