Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gjysma e transaksioneve të Bitcoin të rreme, Forbes: Hapësirë për pastrim parash

Më shumë se gjysma e volumit të tregtimit të Bitcoin janë transaksione potencialisht të rreme dhe maskim për pastrimin e parave.

Në këtë përfundim ka mbërritur një analizë e 157 transaksioneve që thotë se ka kryer revista Forbes.

Analiza e revistës thotë se 51 për qind e rasteve të analizuara ishin potencialisht të rreme dhe joekonomike. Forbes vlerëson se në qershor janë tregtuar 128 miliardë dollarë Bitcoin.

Shifra përkthehet në rreth 65 miliardë dollarë transaksione të rreme, ku nuk përjashtohet mundësia që në pjesën më të madhe të tyre të mbulojnë pastrimin e parave nga krimi i organizuar.

Në mars të 2019-s, një analizë e ‘Bituajz’ (Bitwise) vlerësonte se 95 për qind e volumit të tregtimit të Bitcoin ishte i rremë ose joekonomik.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.