Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gomonia përplas çiftin që po laheshe në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Jalës.

Një gomone ka tentuar të dalë në breg, nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Mësohet se gomonia ka dëmtuar 2 pushues (një çift) të cilët kanë qenë në breg. Një prej tyre ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Himarës duke marr mjekime.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Çifti i të lënduarve janë turistë shqiptar dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

    “Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.