Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Grabitje e armatosur në Mitrovicë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në mesditë në Mitrovicë.

Policia ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në këtë komunë.

“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datë 18.11.2022 në ora 11:55, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë është kryer një grabitje.

Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me kë rast.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.