Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Grant 3 milion euro për rikonstruimin e 30 sallave sportive shkollore

Shkup, 11 maj – Më 17 maj do të nënshkruhet marrëveshje për grant në vlerë prej 3 milionë eurove, me të cilin do të financohet rikonstruimi i 30 sallave ekzistuese sportive në shkollat fillore dhe të mesme, e njëherit do të furnizohet edhe pajisje e re sportive për gjithsej 50 salla sportive në kuadër të shkollave fillore, kumtoi në Fejsbuk ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Bëhet fjalë për objekte ku në pajtim me analizën e MASH-it është vërejtur nevoja më e madhe për investim për shkak të përmirësimit të kushteve për sport dhe rekreacion, si bazë për zhvillim të drejtë fizik dhe mental të të rinjve dhe për ndërtim të gjeneratave të shëndosha të nxënësve. Në fillim të mandatit tim, thashë se investimi në infrastrukturën arsimore do të jetë një ndër prioritetet kryesore në punën time dhe ky do të jetë një realizim i madh në atë drejtim. Projekti nuk do ta detyrojë shtetin nga aspekti financiar, sepse bëhet fjalë për mjete të marra në mënyrë të pakthyeshme përmes Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, për çka sinqerisht i jam mirënjohës Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës. Vazhdojmë të punojmë në interes të nxënësve dhe sigurimit të kushteve për arsim më cilësor”, shkruan ministri Shaqiri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.