Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

‘Grifshë’! Felaj i kërkon ndjesë Tabakut për fyerjen

Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, i ka kërkuar ndjesë deputetes së PD, Jorida Tabaku.

Pas rinisjes së seancës plenare, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD z. Alibeaj. Ai kërkoi që kryesuesja e seancës të kërkojë ndjesë ndaj zonjës Tabaku për shkak të fyerjes që i bëri në publik nga folësja e kryesueses së seancës.

Mirëpo sërishmi Felaj e refuzoi këtë kërkesë duke akuzuar znj. Tabaku që e vodhi fjalën edhe pse në fakt ishte znj. Felaj që ia dha fjalën për procedurë.

Megjithëse znj. Felaj tentoi të riniste seancën fjalën e kërkoi Flutura Açka e cila i kërkoi kryesueses së seancës për të kërkuar ndjesë. Një kërkesë që u përsërit dhe nga Ferdinand Xhaferraj.

Pas kaq kërkesave znj. Felaj kërkoi të justifikohej duke kërkuar ndjesë dhe duke aluduar se znj. Tabaku e rrëmbeu fjalën.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.