Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Gruaja e mikut të arrestuar të Putinit i propozon shkëmbim të robërve Johnsonit: Ju burrin tim, ne qytetarët britanik

Gruaja e liderit të opozitës pro-ruse ukrainase, Viktor Medvedchuk i ka bërë thirrje kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson që të ndihmojë në organizimin e një shkëmbimi mes bashkëshortit të saj dhe shtetasve britanikë të robëruar nga Rusia.

“Zoti kryeministër, ju keni një ndikim të madh te presidenti Zelensky”, tha Oksana Marchenko në një fjalim në YouTube.

“Nëse nuk jeni indiferentë ndaj fatit të nënshtetasve tuaj, ndihmoni familjen dhe miqtë e tyre t’i kthejnë [ata], mua më ndihmoni ta kthej Viktorin”, pohoi ajo.

Qytetari britanik, Aiden Aslin sipas mediave ruse është kapur rob në qytetin e Mariupolit.

Ai ka shtetësi të dyfishtë – ukrainase dhe britanike, raporton bbc.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova pohoi se ka shpresë që kryeministri britanik shumë shpejt do t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre.

Kujtojmë se Medvedchuk u kap nga agjentët e sigurimit ukrainas të martën, ndërsa me sa duket po përpiqej të ikte në Rusi.

Ai kishte qenë në arrest shtëpie nën dyshimin për tradhti, por u arratis kur rusët pushtuan Ukrainën. Ai është një biznesmen i pasur dhe ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.