Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Grupet me mbështetje iraniane sulmojnë me raketa bazën amerikane në Siri

Grupet me mbështetje iraniane në qytetin Deir ez-Zor të Sirisë sulmuan me raketa bazën ku është vendosur ushtria amerikane, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, grupet me mbështetje iraniane në pjesën perëndimore të lumit Eufrat në Deir ez-Zor, sulmuan me raketa kompleksin e gazit “Koniko”.

Ndërsa asnjë informacion për viktimat nuk mund të merret nga baza që u sulmua, SHBA-ja nuk ka dhënë ende deklaratë lidhur me sulmin.

Bazat e ushtrisë së SHBA-së në Al-Hasakah dhe Deir Ez-Zor, që nga fillimi i vitit janë shënjestruar shpesh me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë) me origjinë të panjohur.

Territoret në Deir Ez-Zor në lindje të lumit Eufrat ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG të mbështetur nga SHBA-ja ndërsa qendrat e qyteteve dhe rajonet e tjera periferike nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve me mbështetje iraniane.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss