Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Grupi punues për zgjerim në vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 14 shtator – Grupi punues për zgjerim edhe për vendet të cilat negociojnë për anëtarësim në BE (COELA) sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Misioni i BE-së në Shkup.

Kjo, siç theksohet në kumtesë, është vizita e parë e punës e COELA-s në vend, e cila është rezultat i hapjes së negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022.

Vizita përfshin takime me kryeministrin Dimitar Kovacevski, zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Bojan Mariçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera të përfshira në të ashtuquajturin “Klaster 1” nga negociatat për anëtarësim në BE (“Bazat”).

Siç informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, COELA do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me të cilën kryeson deputeti Aleksandar Nikolloski dhe Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, me të cilin kryeson deputeti Arbër Ademi, më 14 shtator në Kuvend.

Delegatët nga COELA do të shkëmbejnë mendime edhe me përfaqësues të organizatave civile.

COELA është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate të cilat negociojnë për anëtarësimin e tyre në BE.

Me COELA-n kryeson presidenca e rradhës e Këshillit të BE-së, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2022, me trupin kryeson një diplomat nga Misioni i Përhershëm i Republikës Çeke në BE.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.