Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Guardiola i dashuruar në Cityn: Do të rinovoja edhe për 10 vite të tjera

Pep Guardiola është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e dytë radhazi në Angli dhe të katërtin si trajner i Manchester Cityt.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga tekniku spanjoll nuk po mund ta përsëris suksesin kombëtar në arenën ndërkombëtare, pasi i mungon Liga e Kampionëve përkundër investimeve të mëdha.

Pep Guardiola ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ai për momentin nuk po e mendon rinovimin, pasi thotë se do ta bëjë një gjë të tillë vetëm në fund të sezonit të ardhshëm.

“Nëse vendos të rinovoj me Manchester Cityn, do ta bëj në fund të sezonit të ardhshëm. Jo më parë. Do të duhet të shohim, unë dhe ekipi, nëse jemi mirë bashkë me njëri-tjetrin”, u shpreh Pep.

Tutje trajneri katalunas ka folur edhe për vazhdimin e kontratës, duke thënë se nëse do të ishte në dorën e tij do të rinovonte për 10 vitet e ardhshme me Cityn.

“Në të njëjtën kohë, nëse do të ishte në dorën time, mund të rinovoja edhe për 10 vite të tjera me këtë klub, por e përsëris, rinovimi kërkon kohë”, u shpreh Guardiola.

Gjatë qëndrimit pesë vjeçar te City, Pep ka fituar 10 trofe, duke përfshirë tre kampionate angleze, pesë Kupa dhe dy Superkupa.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.