Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Guardiola kalon Ancelottin dhe Mourinhon, vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Mes ashpërsisë dhe akuzave të së mërkurës në mbrëmje, Pep Guardiola dhe Manchester City kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me trajnerin spanjoll që vendosi edhe rekord të ri në garën elitare evropiane për klube.

City arriti të kalon tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrojti epërsinë 1-0 të ndeshjes së parë, me një barazim 0-0 në udhëtim te Atletico Madridi.

Ky kualifikim në gjysmëfinale do të thotë vendosje e një rekordi të ri për trajnerin e klubit anglez, Guardiolën.

Guardiola tashmë ka arritur në gjysmëfinalen e tij të nëntë në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo trajner tjetër.

Në secilin nga katër sezonet e tij me Barcelonën ai arriti në gjysmëfinale, ndërsa tri herë ishte me Bayern Munichun.

Që atëherë, ai ka arritur aty dy herë me Manchester Cityn, e para dhe e fundit ishte vitin e kaluar, kur humbi në finale 1-0 nga Chelsea.

Deri më tani, Guardiola ishte në të njëjtin nivel me Carlo Ancelottin dhe Jose Mourinhon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.