Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Haaland kishte mbetur i impresionuar nga stadiumi i Manchester Cityt kur ishte futur për herë të parë – a do të realizohet kalimi i tij në Etihad?

Reagimi i Erling Haaland në stërvitjen në Etihad përpara ndeshjes së Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City sezonin e kaluar është rishfaqur pas thashethemeve rreth të ardhmes së tij.

U raportuar të hënën se Citizens kanë rënë dakord për kushtet personale me përfaqësuesit e norvegjezit përpara një transferimi të verës – një marrëveshje që do ta bënte atë lojtarin më të paguar të Ligës Premier.

Sportsmail pretendon se 21-vjeçarit i është ofruar një pagë tejet e madhe javorë, pasi pritet të fitojë mbi 600 mijë euro.

Një transferim për Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro në kontratën e tij aktuale me Dortmundin, mund të konfirmohet që në fillim të javës së ardhshme pas spekulimeve intensive rreth të ardhmes së tij në Westfalenstadion.

Babai i norvegjezit, Alf-Inge, kaloi tre vjet në Manchester City  dhe besohet se ai ishte i përfshirë në negociata.

Në të kaluarën, ne kemi parë foto të një të riu Erling Haaland me fanellën e Cityt dhe në prill të vitit të kaluar, 21-vjeçari u përball me skuadrën e vjetër të babait të tij kur Dortmundi doli kundër kampionëve të Ligës Premier në Evropë.

Ditë përpara asaj përplasjeje çerekfinale, Haaland u stërvit në fushën Etihad. Në fakt, kamerat kapën reagimin e tij fillestar ndaj daljes nga tuneli i stadiumit për herë të parë: “Është e bukur”.

Mbetet të shihet nëse City do të mposhtë Real Madridi në transferimin e sulmuesit, ndërsa në garë qëndrojnë dhe Barcelona e Paris Saint-Germain.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.