Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Hapet panairi i librit në Prishtinë, mbi 100 botues prezantojnë rreth dy mijë tituj të rinj

Panairi i librit në Prishtinë u rikthye pas dy vitesh mungesë. Me moton “Libri mbron mendjen” edicioni i 22-të i panairit mirëpret mbi 100 botues ndërsa do të shënohet me aktivitete të shumta.

Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në hapje të këtij panairi, tha se ky edicion duhej të mbahej para dy vitesh por për shkak të pandemisë ishte shtyrë. Megjithatë, kujtoi se në ditët e vështirë të COVID libri shoqëroi njerëzit dhe shërbente si një dritare për ta shijuar lirinë.

Ai ka shtuar se mbi 100 botues do të prezantojnë mijëra tituj të rinj, libra për çdo moshë, për çdo temë apo interes.

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës ka thënë se kjo ngjarje tashmë e ka marrë epitetin të caktuar të ngjarjes të rëndësishme kulturore ku gjithë së bashku mblidhemi për ta kremtuar ditën e librit.

Ndërkaq ka kujtuar edhe kohën kur kemi qenë të izoluar nga pandemia duke thënë ju kemi kthyer edhe më shumë librit gjatë periudhës së mbylljes. Ai ka thënë se po punojmë për një politikë të re të kulturës ndaj lexueshmerisë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se përgjatë viteve panairi i librit në Prishtinë ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore.

“Është ngjarje ku ndahen idetë e reja dhe ku shihen perspektivat e reja”, tha ai.

Panairi do të mbahet nga 7-12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40.000 vizitorë, ndërsa aty do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.